Procedimi penal ndaj Gazmend Bardhit, reagon Basha: “Asgjë nuk e ndal PD...

Procedimi penal ndaj Gazmend Bardhit, reagon Basha: “Asgjë nuk e ndal PD në misionin tonë”

117
0
Shares

Pas procedimit penal të Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhit dhe 14 personave të arrestuar nga protesta e opozitës ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shprehet se asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa

POSTIMI I BASHES:

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY