Turistët e huaj pastrojnë Gjirokastrën: Mbani pastër natyrën siç mbani shtëpitë

Turistët e huaj pastrojnë Gjirokastrën: Mbani pastër natyrën siç mbani shtëpitë

102
0
Shares
Foto ilustruese

Disa turistë të huaj të ndodhur në Gjirokastër këtë fundjavë u dhanë një mesazh të fortë banorëve të zonave turistike. Teksa u angazhuan në një aksion pastrimi në qytetin e gurtë, ata u kërkuan banorëve që ta mbajnë natyrën të pastër ashtu si edhe shtëpitë e tyre.

“Shtëpitë tuaja janë të pastra dhe rregullta, përse jashtë është kështu miq, ju lutem më thoni? “

Këtë pyetje e bëjnë shumë turistë të huaj kur ndërsa vizitojnë Shqipërinë zbulojnë bukuritë e natyrës të mbuluara në plehra.

Përgjigje ua jep kjo shtetase amerikane që prej pak kohësh jeton në Gjirokastër. Ajo ka kuptuar se  kultura për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike ende nuk është në nivelin e duhur.

 “Unë jetoj këtu. Ndjehem mirë për të gjithë progresin që ka bërë Gjirokastra dhe Shqipëria. Keni natyrën dhe ushqimin dhe njerëzit më të mirë. E vemja gjë që mungon është kultura e mbrojtjes së mjedisit.”

Ndaj të mahnitur siç thonë nga dhurata e natyrës dhe trashëgimia historike  turistë të huaj nga disa vende të botës të ndodhur në qytetin e gurtë u dhanë një mesazh të fortë shqiptarëve.

Ata iu bashkuan një grupi të rinjsh për të pastruar rrugën që të çon tek Ura e Ali Pashë Tepelenës.

“Unë jam nga Tajvani. Jam në Shqipëri për tre ditë! Ndaj dua tu them shqiptarëve se ju jeni të bukur, por po kaq të bukur duhet të mbani natyrën.”

Por kur turistët të largohen do tu mbetet sërish turistëve të Gjirokastrës për të treguar nëse e kanë kuptuar mesazhin./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY