Reagon ashpër Shehi: Kush thotë që ka pasur dhunë, është qen bir...

Reagon ashpër Shehi: Kush thotë që ka pasur dhunë, është qen bir qeni që e do në lule të ballit

241
0
Shares

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe një nga aleatët opozitar të Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj të gjithë atyre që e cilësuan protestën e sotme, një nga më të mëdhatë, si një tubim me akte dhune.

Në një interviste në studion e ‘Mbrëmje në ABC News’ me gazetaren Mirela Milori, Shehu tha se kjo ishte ndër protestat më të mira të zhvilluara ndonjëherë dhe me ironi thotë se ka zhgënjyer edhe ndërkombëtarët, të cilët apeluan vazhdimisht për shmangien e akteve të dhunës.

“Kjo protestë mu duk më e mirë se të tjerat. Kishte dukshëm më shumë se herët e tjera pjesëmarrje, ishte më e madhe se ajo që u zhvillua një muaj më parë. Kjo është arritja e parë. Nuk më shqetëson ideja se sot s’ka ikur zoti Rama sepse nëse i trembet protestës që do vijë duke u shtuar, situata do vijë duke u rënduar, mos sot, nesër do ikë patjetër.

Strategjia jonë është largimi i Ramës, të bëjmë një qeveri tranzitore, sigurisht të bëjmë edhe disa reforma të mëdha, si ajo Zgjedhore, si dhe të pastrojë ambientin politik.

Fatmirësisht, duke zhgënjyer shumë, mes tyre edhe ndërkombëtarët, situatë kaq të paqme s’ka patur ndonjëherë. Kush thotë që ka pasë dhunë, është një qen bir qeni që e meriton dhunën në lule të ballit, që ta kuptojë se çfarë është dhuna e vërtetë”, tha Shehi me tone të ashpra.

Gazetarja Milori: Shumë i ashpër

Shehi: A ka turp më të madh? Çfarë dhune kishte sot, apo herës tjetër se u dogj një gomë para parlamentit. Unë s’kam parë ndonjë dhunë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY