Deputeti socialist Taulant Balla nuk ka qendruar në heshtje pas protestës së madhe të opozitës.
Balla ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruan se opozita do të mbahet mend vetëm për dhunë, ndërsa ka harruar ndoshta faktin se në spital sipas burimeve, ndodhen te shtruar disa qytetarë me lendime serioze.
“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues”-shkruan Balla.
Balla një ditë më parë insistonte fort para një delegacion diplomatik nga Franca se Shqipërise do ti hapeshin negociatat dhe për këtë kërkonte të merrte miratimin e përfaqësuesve.
Ai u takua me disa deputetë francezë prej të cilëve priste dhe reagimin për protestën dhe sjelljen e opozitës. Por deputetët refuzuan të komentonin zhvillimet e brendshme politike, duke thënë se i takojnë vetë shtetit.
Videoja e Ballës:
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2033335956967915/?t=10
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/