Protesta e opozitës u mbyll me mesazhin e kryedemokratit Basha, i cili u shpreh se protestat qytetare do të vazhdojnë derisa njeriu përgjegjës për këtë gjendje, të largohet dhe shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pas 4 orësh para Kryeministrisë dhe Parlamentit, qytetarët u mblodhën tek selia blu, ndërsa nuk munguan rastet kur ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës. Disa prej tyre u dëmtuan rëndë dhe disa prej tyre janë në spital.
Basha nga ana tjetër u shpreh se Sandër Lleshaj përdori në mënyrë disproporcionale gazin lotsjellës.
“Shqipërinë nuk e destabilizojnë protestat për vlerat europiane. Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe qeëvria e bërë njësh me të. Kësaj duhet t’i japim fund.Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën, rreshtohet në krah të krimit të organizuar dhe nuk ka mirëkuptimin tim” u shpreh në fund Basha.
Protesta u mbyll me himnin kombëtar, i cili u këndua nga të gjithë.
LIVE – Beteja që kemi nisur është pa kthim. #ShqipëriaSiEuropa
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 16 mars 2019
INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE GJATË PROTESTËS PËR GAZETAREN KLODIANA LALA
Lulzim Basha: … Derisa njeriu përgjegjës për këtë gjendje të largohet dhe shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në atë moment ne do të vazhdojmë protestat qytetare kudo ku janë, kjo nuk është lojë me fatet e njerëzve.
Klodiana Lala: Z. Basha, qëndrimet e ndërkombëtarëve kanë qenë që të mos ketë dhunë në protestë, ndërkohë që ka…
Lulzim Basha: Thuaja Sandër Lleshajt këtë. Se ai përdor në mënyrë disproporcionale gazin lotsjellës, siç je edhe vetë dëshmitare. Por nuk ka nevojë fare t’ia thuash, sepse ai dhe kupola e policisë drejtohet nga një kupolë të përbërë nga kriminelë të kapur në trafik droge. Ata janë të parët që duhet të shkojnë para drejtësisë, po ku t’i çosh, sepse Donika Prela dhe Arta Marku janë kukullat e këtyre kriminelëve në drejtësi. Prandaj, kjo protestë është jetike për Shqipërinë, për të rikthyer themelin e një shoqërie të drejtë, që është vota e lirë.
Klodiana Lala: Ka akuza të forta z. Basha që ju po përpiqerni të destabilizoni. Si i përgjigjeni?
Lulzim Basha: Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe kësaj duhet t’i japim fund. Shqipërinë e ka destabilizuar një qeveri e bërë njësh me krimin, që vjedh paratë e shqiptarëve në mes të ditës, që është kapuir duke vjedhur votat, siç tregon një fashikull e dosjes 339 apo 184, që s’është hapur akoma. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët që i mbyllin gojën medias, që me para apo me kërcënime apo me breshëri automatiku, sepse më vjen keq që po ta them, sepse je përballë, ti e di kush ia ka mbyllur derën Shqipërisë europiane, kriminelët me Edi Ramës. Pa larguar Edi Ramën, këto dyer do të jenë të mbyllura. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do të gjejë paqe.
Klodiana Lala: Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të mos ketë akte dhune.
Lulzim Basha: Ku i patë aktet e dhunës?
Klodiana Lala: Kishte në fakt disa protestues të cilët hidhnin gurë.
Lulzim Basha: Pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Të mos e zvogëlojmë këtë në cicmicet e një policie të krimit, që i shërben kriminelëve, më në krye Edi Ramën.
Klodiana Lala: Pra, ju po thoni se…
Lulzim Basha: S’ka nevojë të bëjmë hard-talk. Unë kam vetëm një mesazh politik. Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Ne do t’i japim fund këtij destabilizimi dhe deri atëherë do të jemi vazhdimisht me qytetarët dhe në krah të qytetarëve, kudo ku protestojnë, tek Teatri, tek Unaza, në protesta kombëtare. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka demokraci, nuk ka drejtësi, nuk ka parlament, ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar dhe nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën, me vetëdije apo pa vetëdijë, rreshtohet në krah të krimit të organizuar dhe nuk ka mirëkuptimin tim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/