Fajdet, 12 të ndaluarit dalin para gjykatës

Fajdet, 12 të ndaluarit dalin para gjykatës

91
0
Shares

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës 12 të ndaluarit e operacionit policor “Maranaj”, të cilët arrestuan mëngjesin e 14 Shkurtit.

Ata akuzohen se jepnin hua shuma parash me interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë.

Te ndaluarit do të njihen me masën e sigurisë paraditen e sotme ndërsa hetimet u zhvilluan prej disa muajsh me metoda proaktive.

Mes personave të arrestuar më 14 mars 2019 është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra.

Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja në veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të “Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim të krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY