“Nuk ka skemë policie e Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor”

“Nuk ka skemë policie e Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor”

87
0
Shares

Protesta e sotme do të jetë historike dhe asnjë skemë e policisë nuk do të pengojë qytetarët të protestojnë. Kështu u shpreh sekretari i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për RTV Ora.

Braimllari: Protesta ka të bëjë me keqqeverisjen. Me taksat e larta, me qytetarët që po largohen nga vendi, si pasojë e mungesës së shpresës. Ne nuk mund të mbetemi peng e krimit të organizuar të Edi Ramës.  Qytetarët kanë marrë vetë fatin në dorë dhe uragani popullor do të jetë më i madh. Nuk ka skemë policie të Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor. Nuk ka skemë të kësaj policie.

Sa i përket thirrjeve të ndërkombëtarëve, Braimllari nuk bëri komente, por tha se protesta do të jetë paqësore.

Braimllari: Kjo është një protestë paqësore, mos provokohen nga policia. Nuk dua të komentoj asnjë deklaratë të ndërkombëtarëve. Në raportin e DASH thuhet është blerë vota në 2017

Nuk vendos me Edi Rama në këtë vend. Rama është në minorancë në raport me qytetarët. Ai është strehuar nëpër bunkerët e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY