Deputetja e PD: Protesta e nesërme do jetë më e madhe se...

Deputetja e PD: Protesta e nesërme do jetë më e madhe se e 16 shkurtit

100
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në studion e Ora News, tha se protesta e së shtunës (16 mars), do jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit të një muaji më parë.

Vokshi: Në informacionet që vijnë çdo minutë në PD, protesta do të jetë shumë herë më e madhe. Protesta e datës 16 shkurt ka qenë një nga protestat më të mëdha. Lënia e mandateve ka qenë e mirëpritur nga baza e PD-së. Tashmë, Parlamenti është kthyer në një parlament që nuk i përfaqëson qytetarët. Ka mbetur një parlament i krimit dhe oligarkëve.

Dhuna në protestë 

VokshiOpozita asnjëherë nuk ka organizuar protesta të dhunshme. Kthehuni disa vite më parë kur në opozitë ishte Edi Rama dhe kujtoni të gjitha protestat e dhunshme që ka organizuar Edi Rama. Me djegie, me shkatërrime, me halabakë dhe të droguar që vërsuleshin para policisë.

Më thoni ju një polic të dhunuar?! Po, ka pasur dhunë. Ka pasur dhunë nga Edi Rama ndaj protestuesve, sepse janë helmuar në masë qytetarët që dolën të protestonin në mënyrë paqësore. Kjo nuk është dhunë, por është në përmasat e një krimi shtetëror. Edi Rama ka urdhëruar që të helmohen me gazra helmues qoftë më datë 16, qoftë në dy protestat para Parlamentit./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY