Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.
Emrat e personazheve historikë, të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht otomanëve, ishin të shkruara në armët e përdorura nga autorët e kësaj masakre.
Më lehtësisht lexohej emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, “Skanderbeg”, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Europë. Por tashmë është identifikuar edhe një tjetër emër shqiptar, ai i Gjergj Arianitit, i cili ashtu sikurse Skënderbeu udhëhoqi disa beteja kundër perandorisë osmane./tch
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/