Ish–deputeti i PS: Kur parlamenti nuk ka 140 deputetë duhet të shpërndahet

Ish–deputeti i PS: Kur parlamenti nuk ka 140 deputetë duhet të shpërndahet

235
0
Shares
Sokol Hazizaj

Konstitucionalisti dhe ish – deputeti i PS Sokol Hazizaj deklaron se Kodi zgjedhor nuk lejon asnjë parti të marrë mandatin e deputetit të partisë tjetër. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës kur konstaton, se Kuvendi nuk është i plotësuar me 140 deputetë shpall zgjedhjet e reja. Deputetët e emëruar, vullneti i opozitës dhe pse OSBE-së i intereson fasada dhe jo thelbi.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj shton se Kodi Zgjedhor nuk e lejon asnjë parti të marrë mandatin e deputetit të partisë tjetër. Presidenti duhet të konstatojë mosfunksionimin e Parlamentit kur nuk ka 140 deputetë dhe ta shpërndajë

Gjykata Kushtetuese mungon, Sistemi Zgjedhor nuk parashikon, se si do të plotësohen vendet vakante në Parlament, kur mbaron lista shteruese e një partie parlamentare. Pyetje tjetër, që nuk mund të marrë përgjigje është që në kushtet e mungesës së koalicioneve elektorale, a ka të drejtë kushtetuese, KQZ-ja, t’u japë mandate deputeti kandidatëve në listën partiake, kur vetë partia e ka tërhequr vullnetin e saj politik? Kur dihet që ne kemi Kod Zgjedhor, ku votuesit nuk votojnë drejtpërdrejt kandidatin për deputet, por votojnë listën e partisë. Pyetje tjetër, është; a mund të ketë Parlamenti funksion normal, kur nuk ka 140 deputetë, siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë?

Gazeta “Telegraf” iu drejtua kostitucionalistit Sokol Hazizaj, për të dhënë një shpjegim kushtetues pyetjeve që i lartpërmendëm. Kostitucionalisti Sokol Hazizaj, është i prerë: Presidenti i Shqipërisë duhet të konstatojë mosfunksionimin e Parlamentit, kur nuk ka 140 deputetë, siç e parashikon Kushtetuta dhe detyra kushtetuese e Presidentit të Republikës është që të shpërndajë këtë parlament dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, kostitucionalisti Sokol Hazizaj, thekson se, pikërisht, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, lejon, dhe toleron lindjen e çdo opinioni qoftë edhe në kushtet e ideve eksperimentale, që vazhdimisht sundojnë mbi vendin tonë, të cilin e kanë bërë “laborator” eksperimental të politikave dhe ligjeve. Zgjidhjet kushtetuese që u ofrojnë shqiptarëve janë më tepër të karakterit pavlovian. Kostitucionalisti Sokol Hazizaj kritikon edhe OSBE-në, që deklaron se reforma zgjedhore mund të miratohet edhe nga ky parlament i mangët, kur mungon opozita, përfaqësuesja e drejtpërdrejtë e elektoratit.

Precedenti i parë: Qarku i Kukësit mbetet me vende vakant në Parlament.

Qarku i Kukësit, do të mbetet i papërfaqësuar në Parlament, derisa nga lista e PD-së, nuk ka më kandidatë që të pranojë të marrë mandat. PS-ja, edhe të dojë, nuk mund të marrë dot mandatin e PD-së, derisa nuk ka qenë në të njëjtin koalicion elektoral, por as Kodi Zgjedhor nuk parashikon, që mandati, në kësi rastesh, mund t’i shkojë ndonjë partie tjetër. Rasti më i afërt është ai i PD-së në Kukës, ku mbetet ende pa zëvendësuar mandati i Isuf Çelës. I fundit në listën e kandidatëve demokratë është Miftar Dauti, që ka kohë deri të premten për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Burime nga selia blu theksojnë se Dauti nuk do ta pranojë mandatin, duke ezauruar kështu listën e kandidatëve të PD. Në këto kushte, krijohet një situatë që nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, i cili tregon vetëm si procedohet kur partitë kanë garuar në koalicione. Nuk mungojnë interpretimet sipas të cilave mandati duhet t’i kalojë partisë me herësin më të madh në qark, gjë që do të favorizonte socialistët. Por burimet në PS theksojnë se, për sa kohë kjo nuk specifikohet qartë në Kodin Zgjedhor, partia në pushtet nuk do të pranojë të marrë mandate që nuk i janë dhënë drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me votë.

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj: Parlament jo funksional, nëse nuk ka 140 deputetë

-Zoti Hazizaj, a parashikon Kodi Zgjedhor që, mandatin e partisë parlamentare ta marrë një tjetër parti parlamentare ose jo parlamentare, kur mbaron lista shteruese e partisë? Ka dy opinione kushtetuese, të cilat derivojnë nga vetë kushtetuta dhe nga neni 164 i Kodit Zgjedhor.

– E para: Kuvendi nuk realizon detyrimin kushtetues të funksionimit te tij vetëm me praninë formale të më pak se 140 deputetëve. E kundërta, detyron, ose bëhet shkak që Presidenti i Republikës të konstatojë mosfunksionim të Parlamentit. Dhe, reagimi kushtetues i Presidentit të Republikës është të shpërndajë këtë parlament të paplotësuar me 140 deputetë, siç e përcakton Kushtetuta dhe të shpallë zgjedhje të reja, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Duhet pranuar që Presidenti Republikës nuk mund të qëndrojë në pozitën e mosveprimit kushtetues.

Opinioni i dytë kushtetues është: Nuk ka rëndësi që Kuvendi të përmbushë të 140 vendet e deputetëve, siç përcakton Kushtetuta, por ka rëndësi që të ketë një numër të atillë deputetësh, sa është edhe numri i shumicës së cilësuar për të funksionuar dhe marrë vendime të rëndësishme nën pretekstin e integrimit, kur dihet që të gjitha palët politike nuk dakordësohen. Gjithsesi, dilema e ditës përpara faktorëve politikë, që duhet të zgjidhin në këtë rast është: Kush është opozita e vërtetë? A janë opozitë e vërtetë ata deputetë që marrin mandatet e deputetit nga lista e partisë? Sistemi ynë zgjedhor ka në qendër vullnetin politik, jo vullnetin e votuesve mbi kandidatët. Kur tërhiqet nga parlamenti vullneti politik i partisë, të cilin e ka votuar elektorati, nuk mund të ketë përfaqësim të partisë në parlament, as përfaqësim të elektoratit, sepse elektorati nuk ka votuar drejtpërdrejt përfaqësuesin e vet, por ka votuar partinë.

Fatkeqësia është se mungon Gjykata Kushtetuese, dhe kjo mungesë toleron lindjen e çdo opinioni qoftë edhe në kushtet e ideve eksperimentale, që vazhdimisht sundon mbi vendin tonë, të cilin e kanë bërë “laborator” eksperimental të politikave dhe ligjeve. Zgjidhjet kushtetuese që u ofrojnë shqiptarëve janë më tepër të karakterit pavlovian. Zgjidhje kushtetuese janë zgjidhje të cilat janë ende funksionale, mjafton vullneti politik. Ky i fundit domosdoshmërish nuk ka arsye ta prek ose lëndoj lirinë dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjidhur problemet nëpërmjet zgjedhjeve, të cilat nuk janë tabu. Çdo zgjidhje tjetër është instinktive dhe rastësore, pse jo e korruptuar.

-A mundet parlamenti, në mungesë të opozitës, të miratojë një reformë zgjedhore, kur mazhoranca ka thjesht numrat e kartonëve? Ambasadori i OSBE në Tiranë deklaroi pardje, se edhe ky parlament, me opozitën e re, ka të drejtën legjitime të miratojë reformën zgjedhore?

– OSBE-ja nga zgjidhja maksimale që mund t’u japë shqiptarëve, ka zgjedhur të evokojë idenë e fundit, që mund të vijë edhe për shkak të kushtetueshmërisë. I intereson thjesht procedura, jo thelbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY