Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shifrat e pabesueshme: Më shumë se gjysma e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

06/12/2016
Shifrat e pabesueshme: Më shumë se gjysma e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një anketë e prezantuar dje nga OSBE nxjerr në pah disa të dhëna befasuese për raportin që ka shoqëria shqiptare me të kaluarën e sidomos me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha.  Ndoshta nuk do ta besoni por nga anketimi rezulton se 45% e shqiptarëve sipas rajoneve gëzojnë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 %, negativ.
E duke u ndalur tek rajonet, shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje, 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.
Janë 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ata që gëzojnë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës, ndërsa sa më e vogël të jetë mosha e të pyeturve, aq më i vogël është edhe pëlqimi. Kështu vetëm 38% e grupmoshës 16-35 vjeç kanë mendim pozitiv për ish diktatorin.
Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe vjen si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.
Në të theksohet se pikëpamjet e shprehura në botimin e prezantuar nga vetë ambasadori nuk pasqyrojnë domosdoshmërish ato te Prezencës se OSBE-së në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.