Ambasada Amerikane asnjë fjalë për raportin e DASH, mesazh për protestën dhe...

Ambasada Amerikane asnjë fjalë për raportin e DASH, mesazh për protestën dhe ish-deputetët

142
0
Shares

Edhe këtë herë, Ambasada Amerikane ka reaguar një ditë para protestës së opozitës duke mos dhene asnjë koment për raportin e DASH të publikuar një ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada sërish kërkon që të shmangen veprimet e dhunshme.

Ambasada shprehet se qeveria dhe parlamenti janë legjitim, dhe të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa vlerëson me superlativa procesin e Reformës në Drejtësi.

Ambasada e quan opozitën joparlamentare, dhe shton se nuk duhet të ndërhyjnë te deputetët e rinj që po mbushin sallën e Kuvendit.

Reagimi i ambasadës:

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY