Sulmi makabër në xhami, në armën e terroristit i shkruar dhe emri...

Sulmi makabër në xhami, në armën e terroristit i shkruar dhe emri i Skënderbeut

255
0
Shares

Ajo që po tërheq vemendje nga ngjarja makabre e ndodhur në Zelandë të Re është arma më të cilën atentatori vrau 49 persona dhe la të plagosur 50 të tjerë.

Kjo armë ishte e mbushur me emra të personaliteteve të njohura shqiptare dhe botërore të shkruara më të bardhë ngado duke e mbuluar të gjithë hapësirën.

Një ndër ta shihet qartë të jetë dhe emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti. Gjergj Arianiti ishte vjehrri i Skënderbeut, babai i Donika Kastriotit, gruas së heroit.

I dyshuari australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic ishte në rrjetetet sociale besohet të ketë publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Videoja e sulmit prej 17 minutash është transmetuar direkt në rrjete sociale, në profilin e tij në facebook. Në video dëgjohen tinguj të një kënge serbe, e cila madhëron ‘kasapin e Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY