Meta nga Azerbajxhani: Të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë

Meta nga Azerbajxhani: Të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë

97
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në Azerbajxhan nga ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare.

Ai u prit në një takim nga homologu i tij, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Në fokus të takimit, u vu ecuria e mirë e  marrëdhënieve  gjatë viteve të fundit mes dy vendeve.

Në mënyrë të vecantë Meta shprehu mirënjohjen për investimet dhe mbështetjen e Alijev  për projektet e gazsjellësve TAP dhe IAP duke parë me interes mundësi të reja bashkëpunimi  për gazifikimin e Shqipërisë.

Të dy presidentët në retorikën e tyre shpalosën dëshirën për bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve  dhe nxitjen e takimeve mes dhomave përkatse të tregtisë.

Presidenti Meta kërkoi gjithashtu që të shihej mundësia e heqjes së vizave nga Azerbajxhani për qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kjo do të lehtësonte lëvizjet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve të të dy vendeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY