Horoskopi, 15 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 15 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

142
0
Shares

Dashi

Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila mund ti pengojë në arritjen e synimeve. Ndikimi i Hënës, favorizon gjithë ata që janë vetëm, për të gjetur shpirtin binjak. Në punë, parashikohen bashkëpunime të rëndësishme të cilat garantojnë sukses.

Demi

Venusi do ju vijë në ndihmë për përmirësimin e raporteve ndërpersonale, duke ndjekur emocionet tuaja. Dëshira për të rigjetur harmoninë do ju zbusë. Ata që janë vetëm do të jetojnë histori të reja dashurie dhe disa mund të gjejnë njeriun e zemrës. Në punë do të jeni të vendosur që të çoni deri në fund çdo angazhim.

Binjakët

Nuk do të mungojnë tensionet në raportin në çift. Ekuilibri për shumë nga të lindurit e kësaj shenje është në rrezik, ku duhet të tregoni shumë durim, për të rigjetur harmoninë e humbur. Për ata që janë vetëm, parashikohen momente të mëdha pasioni. Sa i takon sferës profesionale, mund të merrni propozime interesante, ndërkohë që parashikohen edhe ndryshime.

Gaforrja

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të ndikojë në çdo situatë të ditës. Përfitoni nga prania e saj për të forcuar raportin me njeriun tuaj të zemrës. Për shumë nga ata që janë vetëm, mund të ketë zhvillime pozitive. Në punë do të jeni të favorizuar dhe do të jeni në qendër të vëmendjes.

Luani

Marsi do të ketë ndikim të kundërt me shenjën tuaj dhe kjo gjë rrezikon të minojë raportet me njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ju. Edhe pse mendoni se keni të drejtë, veproni me diplomaci. Për ata që janë vetëm, parashikohet rikthim pasioni. Në sferën profesionale mund të hasni në kundërshti me eprorin, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të çoni deri në fund atë që keni nisur.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje mund ta bëjnë gjumin e qetë, pasi dashuria shkon ashtu siç e kanë dëshiruar prej kohësh. Për ata që janë vetëm parashikohet një rikthim pasioni dhe një lidhje e re premtuese. Në punë, dita do të jetë e bukur, ku yjet janë në favorin tuaj.

Peshorja

Kush ka përjetuar një ndarje prej pak kohësh, duhet të bëj kujdes në dashuri. Çiftet që janë të konsoliduara, duhet të mbajnë nën kontroll lidhjen me shumë kujdes. Për ata që janë vetëm, parashikohen momente tensioni. Ndërsa në punë, dikush do ju nervozojë për diçka që nuk e meritoni.

Akrepi

Një dhimbje ende e pranishme, mund t’iu shtyjë që të shikoni drejt së kaluarës, duke e harruar të tashmen. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të reja. Sa i takon sferës profesionale do të ketë ulje-ngritje, por bëni kujdes që të mos humbni fokusin tuaj.

Shigjetari

Planetet nuk do të kenë aspak ndikim të favorshëm dhe kjo gjë mund të ngjallë pakënaqësi dhe tensione. Nëse jeni vetëm, para se të ekspozoheni ndaj një personi, bëni mirë të sqaroni fushën e ndjenjave. Puna do të ecë pa të papritura dhe momentalisht është e vetmja gjë e sigurtë që keni.

Bricjapi

Jeta sentimentale do të jetë në krizë dhe do të jeni totalisht të shpërqendruar. Megjithatë insistoni me vendosmëri në arritjen e objektivave tuaja. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë të nisin një kapitull të ri, shkruan noa.al. Në punë, Hëna do të ketë ndikim negativ, duke ju përballur me situata aspak të pëlqyeshme.

Ujori

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do ju bëjë më të guximshëm se zakonisht dhe do arrini që të befasoni partnerin/en, duke mos ju rezistuar dot. Nëse jeni vetëm, kjo është dita e duhur për tu afruar me një person që pëlqeni. Në punë, kjo e premte do të jetë mjaft e frytshme, ku do të keni mundësi që të nxirrni në pah aftësitë tuaja.

Peshqit

Mund të dominoheni nga nostalgjia gjatë kësaj dite lidhur me një person të veçantë nga e kaluara juaj. Vlerësoni me kujdes rrethanat në mënyrë që të mos cenoni raportin aktual. Ditë mjaft e favorshme parashikohet për ata që janë vetëm, të cilët do të kenë takime interesante dhe intriguese. Sa i takon punës, mund të gjeni shtysa të reja pozitive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY