Historia monstruoze! Babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën 9-vjecare në Vlorë

Historia monstruoze! Babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën 9-vjecare në Vlorë

306
0
Shares

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së enjtes një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum të Vlorës. Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.

Vajza, e cila sot është 9 vjeç, është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël. Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj.

Nëna e vajzës 9-vjeçare tregoi për emisionin “Fiks Fare” tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka filluar të abuzohet nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj së bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon e ëma e së miturës.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.

“Nëse do të fliste, kisha frikë se mos e vriste vajzën”, tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në Komisariatin e Policisë dhe ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9-vjeçare. Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar Qendrës Shëndetësore, e më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti, më 22 janar 2019 policia ka arrestuar babain e vajzës. Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje, teksa fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën, pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Vajza nuk shkon dot në shkollë, sepse të gjithë shokët e klasës e dinë çfarë ka ndodhur. Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”, tregon mes lotësh e ëma.

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit. E vetmja psikologe, ku e mitura është dërguar për dy a tri herë, është ajo e shkollës. Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën dhe 4 fëmijët e saj.

“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon. Edhe djali më i madh sa herë që shkon do zihet, se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin”, tregon M.H., nëna e së miturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY