Ish-deputetja e Mirditës, një poezi për deputetët e listës që hynë në...

Ish-deputetja e Mirditës, një poezi për deputetët e listës që hynë në parlament

642
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka “përshendetur” me një poezi deputetët e rinj që pranuan të hyjnë në parlament pas djegies se mandateve nga ana e opozitës.

-Poetikë nga Albina DEDA –

BUTAKËT LE TË IKIN…!

Seleksionimi është ligjësi.
Këtë na e mëson Darvini në teori dhe praktika.

Të parët në skarcim ikin të sëmurët,
ata që nuk ecin, por zvarriten.
Kryesisht butakë,
pa shtyllë kurrizore.

Kërmijtë nuk fshihen dot në guaskë.
Ata vetëm jargiten.

Janë të dobët si Lefteri e Lefteria…

Demokratët e vërtetë
kanë skelet.
Edhe kur vdesin, në këmbë qëndrojnë.

Butakët le të ikin…

Ne jemi racë krenare e fisnike,
nuk na lidh asgjë,
me këtë pjellë të klonuar gjenetike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY