Kryemadhi: Ejani më 16 mars, shumë shpejt shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Ejani më 16 mars, shumë shpejt shkojmë në zgjedhje të parakohshme

74
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje strukturave të partisë në Tiranë që të vijnë në protestën e 16 marsit, pasi e shtuna do të sjellë edhe më afër fundin e qeverisë dhe hyrjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Kryemadhi ka përshëndetur ata deputetë të LSI-së e opozitës që nuk kanë pranuar të hyjnë në kuvend përmes dorëzimit të mandateve apo mosmarrjes së tyre.

“Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë.

Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e palegalizuar do paguash vetëm taksë ujë pa e hapur asnjëherë ujë.

Zoti na dhëntë forcë, pasi shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve.”-tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY