Vasili për Veliajn: I vodhi Tiranës festën e Verës, qytetarët nuk kanë...

Vasili për Veliajn: I vodhi Tiranës festën e Verës, qytetarët nuk kanë për ta harruar

77
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili i është drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duke e quajtur atë hajdut të Ditës së Verës.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se ai shet kryeqytetin dhe vendos tu vjedhë dhe festat qytetarëve duke i tradhtuar.

I pabesi dhe i pashpresi, që i vodhi Tiranës festën e Verës!! Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë. Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpin qeverinë e drogës dhe të krimineleve. Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos t’u vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.
I pabesi dhe i pashpresi i tradhtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata.
Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi t’u vidhte dhe t’u shiste edhe festat”,
shkruan Vasili.

Kujtojmë se Veliaj shtyu festimet për Ditën e Veres per te dielën me pretekstin se koha nuk do të favorizonte aktivitetet dhe lojërat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY