Detajet e para nga operacioni në Shkodër, kush janë të arrestuarit, pezullohet...

Detajet e para nga operacioni në Shkodër, kush janë të arrestuarit, pezullohet noterja dhe polici

134
0
Shares

Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë kanë dhënë detajet e para lidhur me operacionin blitz të mëngjesit të sotëm, ku u arrestuan 14 persona.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin para me fajde, kundrejt përqindjeve shumë të larta që varionin nga 3-20% të shumës, vetëm për një javë vonesë. Po ashtu nga ana e gjykatës është pezulluar noterja Valbona Hajdari.

Ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë Artan Dragani ish kancelari i gjykatës.

Ergys Lohja, punonjësi i policisë që po ashtu është pezulluar nga detyra, për shkak se dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë skemë të mashtrimit. Dyshohet se në këtë grup kriminal janë të implikuar 22 persona, ndërsa 4 persona janë shpallur tashmë në kërkim.

Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Njoftimi i plotë:

Me daten  25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka rregjistruar procedimin penal me numer 109, mbi bazen e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarine e organizuar te dhenies hua, jashte sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave eshte per interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi pervetesimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronesia ne emer te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cileve u rregjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkepunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shperdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”, te parashikuar nga nenet  170/c/2, 25, 287, 248  dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” per 11 shtetas, qe jane B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyren ish kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Jane shpallur ne kerkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Jane ekzekutuar masat e sigurimit eprsonal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren prane Dhomes se Noterise Shkoder, Valbona Hajdari, H dhe SPZ  prane Komisariatit te Policise Shkoder Ergys Lohja.

Eshte ushtruar kontroll ne nje numer te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY