Tabaku: Nuk ka më kohë për të humbur me Ramën, në 16...

Tabaku: Nuk ka më kohë për të humbur me Ramën, në 16 Mars rikthejmë shpresën

92
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ftuar të gjithë qyetarët për t’iu bashkuar protestës së 16 Marsit.

Përmes një postimi në Facebook ajo shrehet se “Rama tradhëtoi interesin e shqiptarëve prandaj nuk ka me kohë për te humbur”.

Nga Jorida Tabaku:

Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.

Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama. Interesin e shqiptareve e ka tradhëtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.

Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobetin.

Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!

Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë.

Me 16 Mars për të rikthyer shpresën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY