Gazetari investigativ Basir Çollaku ka denoncuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë.
Pengmarrjen e një avokati të njohur në Shqipëri.Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Denoncimi i Basir Çollakut:
Avokati i njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges…
Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie, merret peng per mashtrim, nga disa persona nga Fushekruja.
E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.
Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges.
Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje.
Per te rifituar lirine, avokati ka plotesuar disa ‘kushte’ te kontrates paraprake…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/