Edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve “Boeing 737-8 MAX” dhe “Boeing 738-9...

Edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve “Boeing 737-8 MAX” dhe “Boeing 738-9 MAX”

87
0
Shares

Shqipëria i është bashkuar vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA) për të ndaluar fluturimin e avionëve “Boeing 737-8 MAX” dhe “Boeing 738-9 MAX” dhe në hapësirën ajrore shqiptare.

AAC raporton se nuk asnjë avion i tillë nuk do operojë në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar iu është bashkuar vendimit , pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”.

“Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia,”-raporton Autoriteti Civil shqiptar.

Gjithashtu edhe Kosova mori të martën (12 mars) vendimin për anullimin e fluturimeve të avionëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY