Iu zbuluan mashtrimet pas Vetingut, ish-gjyqtari i Lartë do merret i pandehur

Iu zbuluan mashtrimet pas Vetingut, ish-gjyqtari i Lartë do merret i pandehur

142
0
Shares

Është pranuar kërkesa e  prokurorisë për të marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Lartë, Admir Thanza. Burimet bëjnë me dije se ka qenë gjyqtari i hetimeve paraprake Arben Micko, ai që ka kaluar për gjykim dosjen e Thanzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet më parë për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Thanza u akuzua për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit. Thanza u shkarkua nga vetingu pasi iu zbulua një dënim në Itali, që ai e kishte fshehur si dhe arrestimin nga drejtësia italianë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza përballë komisionit të vlerësimit rezultoi më një sërë problemesh.

Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY