“Sigurisht që jam ende pjesë”, LSI sqaron Lefter Kokën: Je i vetë-përjashtuar

“Sigurisht që jam ende pjesë”, LSI sqaron Lefter Kokën: Je i vetë-përjashtuar

155
0
Shares

Ditën e sotme, Lefter Koka ka bërë disa deklarata të forta, ku ka theksuar se është pjesë e LSI dhe se ka ende marrëdhënie shumë të mira me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediat Lefter Koka shprehej i bindur për prezencën e tij në LSI.

Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar. Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor”, ka thënë Koka.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i LSI, ku i ka kujtuar deputetit se është vetëpërjashtuar nga  LSI.

Reagim i Sekretarit te Pergjithshem te LSI, Endrit Braimllari 

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges. Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.
Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY