“Nuk eci dot” aktorja e njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

“Nuk eci dot” aktorja e njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

128
0
Shares

Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa ka njoftuar vetë se ditën e premte do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në këmbë.

Aktorja ikonë e kinematografisë shqiptare ka treguar se është shumë e sëmurë dhe se nuk ecën dot.

”Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot. Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses.”ka thënë ajo.

87-vjeçarja  së fundmi ka qenë protagoniste e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.

Xhirimet për këtë film janë mbyllur në muajin shtator dhe tani pritet premiera. Margarita Xhepa është edhe nëna e aktorit  të njohur  Ndriçim Xhepa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY