Babai iu vrau nënën dhe tezen, fëmijët refuzojnë gjyshërit: Mbajmë mend krimin

Babai iu vrau nënën dhe tezen, fëmijët refuzojnë gjyshërit: Mbajmë mend krimin

282
0
Shares

Pas krimit makabër që tronditi qytetin e Ballshit, vazhdojnë seancat gjyqësore për Gazmend Mukën.

Kujtojmë se Musta vrau me thikë bashkëshorten Gentjana Çaushaj dhe motrën e saj, kunatën e tij, Merisa Çaushaj, pas një debati për motive të dobëta e banale, në familje.

Mësohet se ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë gjyshërit e dy fëmijeve minorenë. Ne seancë është dëgjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologes dhe kujdestares së fshatit Sos ku qëndrojnë prej ngjarjes së 2 janarit të këtij viti.

Ne seancën e sotme vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit nga babai , duke u shprehur se e mbante mend që babai i vrau mamanë dhe tezen. Vajza ka kërkuar që së bashku më vellanë e saj të jetojnë me dajen familja e të cilit jeton ne fshatin Drizar.

Babai i fëmijeve Gazmend Musta ndodhet në burg, ndërsa akuzohet  për vrasje brenda familjes dhe rrezikon burgim të përjetshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY