Konkurrimet në DAP, denoncuesi: A mban përgjegjësi njeri për talljet që i...

Konkurrimet në DAP, denoncuesi: A mban përgjegjësi njeri për talljet që i bëhen rinisë?

151
0
Shares

Në një mesazh të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, një i ri ka denoncuar konkurrimet që bëhen tek DAP për të fituar një vend pune.

Sipas mesazhit, personi i cili ka konkurruar, thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas tij, askush në administratë nuk jep shpjegime se çfarë ndodhi me konkursin.

Postimi i plotë i Berishës:

Donocon kallp konkursin e DAP!

Lexoni mesazhi e konkuruesit dixhital. sb

Doktor Pershendetje! Ju falenderoj qe ju jepni ze shqetesimeve tona.

Une kam marre pjese ne nje konkurim per pranim ne sherbimin cilvil, konkretishit ne shpalljen Nr.2110. Eshte zhvilluar testimi me shkrim qysh me date 24.01.2019,

intervista me goje ishte planifikuar me date 29.01.2019, per arsye qe nuk i dime kjo interviste eshte shtyre per ne date 08.02.2019 dhe qe prej kesaj date qe ne morem pjese ne intervsiten me goje,nuk kemi marre asnje lloj informacioni zyrtar. Degjojme fjale qe rezultatet do te shpallen se shpejti,degjojme fjale qe shpallja do te digjet fare,pra nuk do te kete asnje fitues, degjojme fjale qe ka vonesa sepse kane qene te zene me ekselentet,por vetem fjale askush nuk te jep nje sqarim zyrtar,kur interesohemi prane DAP marrim pergjigjen klasike: shpallja eshte ne proces. Si mund te neperkembet mundi yne per tu pergatitur per te marre pjese ne keto dy provime(me goje dhe me shkrim) si mund te digjen shpalljet kaq thjeshte pa menduar se cfare demoralizimi eshte per ne qe kemi studiuar me dite e netë te tera per kete konkurim,a mban kush pergjegjesi per keto tallje qe i behen rinise se ketij vendi? Jane te priteshme nga ana ime reagimet e simpatizanteve te qeverise, por vertetesia e ketij shqetesimi eshte e verifikueshme nga cdo kush ne faqen e DAP ne shpalljen 2110.

Doktor ju uroj gjithe te mirat!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY