Grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak
kanë depozituar këtë të martë një projekt-vendim për çmimin biletës së urbaneve.
Sipas kreut të grupit, Leonard Olli, këshilltarët e djathtë kërkojnë nga këshilli bashkiak të marrë në shqyrtim këtë projektvendim, brenda të cilit ka dy kërkesa.
Ulje të çmimit të biletës në 30 lekë. Sipas Ollit bazuar në raportin e KLSH, rritja e çmimit dhjetorin e shkuar është e pa studiuar.
Në kërkesën e tyre këshilltarët e djathtë kanë propozuar që rritja që duhet bërë në çmimin e biletës të subvencionohet nga shteti.
Gjithashtu ata kërkojnë udhëtimin falas në linjat e transportit publik për të gjithë fëmijët e arsimit të detyruar.





