Pa vaksina fëmijët nuk pranohen në shkollë, Italia me ligj të ri:...

Pa vaksina fëmijët nuk pranohen në shkollë, Italia me ligj të ri: Gjoba dhe për prindërit

136
0
Shares

Italia ka dalë me një ligj të ri nga ku kërkon që fëmijët të jenë të vaksinuar, në të kundërt, nuk do të pranohen në mësim.

Sipas ligjit, prindërit rrezikojnë gjobitjen me deri ne €500 nëse i dërgojnë fëmijët në shkollë të pavaksinuar. Ligji i ri erdhi në mesin e shpërthimit të epidemisë së fruthit, dhe zyrtarët italianë thonë se niveli i vaksinimit është përmirësuar me hyrjen e tij në fuqi.

I mbiquajturi “ligji Lorenzin”, sipas ish-ministrit të shëndetësisë qe e prezantoi, kërkon një nivel të detyrueshëm imunizimi për fëmijët përpara se të shkojnë në shkolle, ku përfshihen vaksinat kundër lisë së dhenve, poliomelitit, shytave, fruthit dhe rubeolës.

Mediat italiane, shkruan se fëmijët deri në 6 vjeç mund të përjashtohen automatikisht nga kopshti apo programet parashkollore nëse nuk paraqiten prova të vaksinimit të tyre; ndërsa atyre nga 6 deri në 16 vjeç nuk u ndalohet dot pjesëmarrja në mësim, por prindërit përballen me gjoba të forta nëse nuk kryhet imunizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY