Apeli nuk ndryshon masën për 19 të arrestuarit, Florenc Hoxha mbetet në...

Apeli nuk ndryshon masën për 19 të arrestuarit, Florenc Hoxha mbetet në burg

125
0
Shares

Gjykata e Apelit ka vendosur mospranimin e ankimimit të 19 të arrestuarve të protestës së 16 shkurtit, me arsyetimin se nuk është bërë në formën e duhur.

Kështu gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke lënë në burg Florenc Hoxhën, Resul Dacin, Ilir Hamedinin, Sajmir Rexhepin, Agim Peposhin, Ferit Dankshin.

Në “arrest shtëpie” u lanë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Nasigjini, Festim Taku, Edjon Dine, Velion Tuci dhe David Linati.

Ndërsa masa ‘detyrim paraqitje’ u dha për Suzana Dimushin, Luftar Jakupin, Pëllumb Shelnën, Mitat Fierakun, Shpresa Linin dhe Hasan Jakupin.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj tyre për veprën penale të ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’, ‘goditje për shkak të detyrës’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘ prishje të rendit publik’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY