Berisha sulmon Ramën: ‘Lau duart’ me shkarkimin e drejtorit të shkarkuar 2...

Berisha sulmon Ramën: ‘Lau duart’ me shkarkimin e drejtorit të shkarkuar 2 ditë më parë

112
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashper kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me ngjarjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Sipas Berishes, “për të lartë duart si krimineli pas krimit, u njoftua shkarkimi narkodrejtorit të Policisë së Tiranës, Skënderaj, duke harruar se të gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 orë më parë shkarkimin e tij nga detyra pa asnjë lidhje me ngjarjen e sotme”.

POSTIMI I BERISHES:

Krye krye kreu i meduzes Edvini lan duart pas barbarise!

Miq, barbaria e narkopolicise ndaj femijeve, grave qe u flaken ne rruge tek Petro Nini nga narkopolice mizore pa ligj dhe moral, sipas Edvinit nuk ka lidhje me qeverine.

Me kete qendrim cinik, amoral ai kerkon te binde qytetaret se narko lpolicia, Geron, Vasal Lleshaj nuk kane lidhje me te dhe nuk varen direkt prej tij.

Per te lare duar si krimineli pas krimit ai duke u tallur me cinizem dhe paturpesi me qytetaret njoftoi se shkarkoi per kete akt narkodrejtorin e policise se Tiranes, Skenderaj duke harruar se te gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 ore me pare shkarkimin e tij nga detyra pra pa asnje lidhje me ngjarjen e sotme.

Duke denuar me ashpersine me te madhe Edvin Kristaq Urrejtjen per barbarine e sotme publike ndaj femijeve, grave te pambrojtur iu bej thirrje qytetareve te bashkohen per te shporrur nje minute e me pare Edvin Kristaq Urrejtjen dhe kliken e tij nga pushteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY