Dhuna në stadiume, FSHF takim me Ramën: Tre vjet burg për ata...

Dhuna në stadiume, FSHF takim me Ramën: Tre vjet burg për ata që futen në fushë

112
0
Shares

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama pas disa incidenteve të ndodhura në ndeshjet e kaluara, ku nuk kanë munguar rastet e dhunës. (kliko per informacione)

Të pranishëm në takim janë edhe  përfaqësues nga Ministria e Sportit si dhe drejtuesit e klubeve shqiptare.Kërkesa kryesore është rikthimi i policisë në stadiume dhe ndryshimi i Ligjit për Sportin. Gjithashtu, një kërkesë parësore do të jetë që dhunuesit në sport të dënohen, duke u bërë një vepër penale.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar veç të tjerash që kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg.

Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg.  Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY