Kjo është situata e tensionuar e krijuar afër shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë kësaj shkolle kanë dalë në rrugë për të mos lejuar shembjen e tyre. Ata janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetesore.
Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
“Jemi ende në proces legalizimi. Nuk ka të drejtë të ekzekutojë vendimin ai për ta prishur shtëpinë”, thotë një prej grave e cila është dhe shtatzënë.
Prishet nje banese tek 'Petro Nini'
Publiée par Fax Web sur Lundi 11 mars 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/