Të tjerë të pakënaqur nga qeveria do t’i bashkohen protestës, Berisha nxjerr...

Të tjerë të pakënaqur nga qeveria do t’i bashkohen protestës, Berisha nxjerr mesazhin

208
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari biznesmen, i cili i thotë se edhe bizneset e përpunimit të qumështit do t’i bashkohen protestës antiqeveritare.

Referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha shprehet se bizneset paralajmërojnë rritjen e çmimit të qumështit.

Statusi i Sali Berishës

Bizneset e përpunimit të qumështit drejt protestës antiqeveritare!

Ata paralajmërojnë rritjen e çmimit të qumështit dhe produkteve të tij!

Iu bëj thirrje bizneseve të vendit të ndjekin shembullin e tyre.

Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb

Doktor ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Jam menaxher shitjesh i një nga fabrikat e qumështit me emër në Shqipëri. Me uljen e rimbursimit te TVSh nga ana e shtetit gjë e cila ndikon drejt për drejt në çmimin e produktit . Kjo bën që çmimi në treg të rritet dhe kërkesa nga klienti të ulet. Jemi të detyruar që me dat 14.03.19 me një marrëveshje me të gjithë firmat e tjera private të dalim në protestë kundër këtij shteti mafioz që po na heq bukën e gojës. Flm. Të lutem pa emër se kemi njerëz që punojnë në shtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY