Plumba mbi të riun në mes të Peshkopisë

Plumba mbi të riun në mes të Peshkopisë

102
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Peshkopisë ndodhën në mbrëmjes e së dielës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person me iniciale V.K, 32 vjeç, i cili  për momentin ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autori me iniciale A.SH, 33 vjeç, dyshohet të jetë larguar menjëherë pas incidentit.

Dyshohet se konflikti të ketë ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, forcat e policisë po punojnë për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh,  33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY