Aksident i rëndë, rrëzohet avioni me 157 pasagjerë në bord

Aksident i rëndë, rrëzohet avioni me 157 pasagjerë në bord

140
0
Shares

Një avion i shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines nga Addis Abeba u rrëzua menjëherë pas ngritjes të dielën në mëngjes, duke vrarë të 157 pasagjerët në bord.

Korporata shtetërore e Transmetimeve Etiopiane tha se avioni që u rrëzua pranë qytetit të Bishoftut kishte pasagjerë nga 33 vende të ndryshme të botës.

Linja ajrore tha se avioni humbi kontaktin me Aeroportin Ndërkombëtar Bole vetëm gjashtë minuta pasi u ngrit të dielën në mëngjes në orën 8:38 sipas orës lokale.

Kryeministri Abiy Ahmed tha në një deklaratë në Tëitter: “Zyra e Kryeministrit, në emër të qeverisë dhe popullit të Etiopisë, shprehë ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit në avionin e linjës Ethiopian Airlines Boeing 737 në fluturimin e planifikuar për në Nairobi, të Kenia këtë mëngjes”.

Sipas të dhënave të Aviacionit Civil Planespotters, Boeing 737- MAX 8 ishte një avion i ri, që iu dorëzua linjës ajrore në nëntor.

Boeing lëshoi një deklaratë të shkurtër të dielën, duke thënë se “kompania është e vetëdijshme për njoftimet e një aksidenti dhe po e monitoron nga afër situatën.”

Flightradar 24 tha në Tëitter se “shpejtësia vertikale” e avionit etiopian “ishte e paqëndrueshme pas ngritjes”.

Boeing 737- MAX 8 është i njëjti model i avionit që u ngrit në tetor nga Xhakarta dhe u rrëzua në detin Java disa minuta më vonë, duke vrarë të gjithë 189 njerëz në fluturim e linjës Lion Air.

Hetuesit me Komitetin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të Indonezisë nxorën një raport paraprak nëntorin e kaluar, bazuar në informacionin e siguruar nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit. Sipas raportit, sistemi automatik i sigurisë e shtyu poshtë vazhdimisht hundën e avionit, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin. Ata besonjnë se sistemi i automatizuar që pengon avionin për të ngadalësuar shpjetësinë nëse fluturon shumë lartë, në versionin e ri të avionit Boeing të pasagjerëve, merr informacion të gabuar nga sensorët në trupin e avionit.

Avioni kishte një problem të ngjashëm me një fluturim nga ishulli turistik i Balit në Xhakarta një natë para përplasjes fatale.voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY