Denoncimi/Zëdhënësja e PD Ina Zhupa: Firma e Safet Gjicit merr pa garë...

Denoncimi/Zëdhënësja e PD Ina Zhupa: Firma e Safet Gjicit merr pa garë tenderin e OSHEE-së Burrel

136
0
Shares

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncoi sot nje tjeter skandal sipas te qeverise se majte pergjate procesit te tenderimit. Firma e Safet Gjicit, nje eksponent socialist, merr pa garë tenderin e OSHEE-së Burrel, tha Zhupa ndersa publikoi edhe dokumentat.

Deklarata e PD:

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSHEE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto të Safet Gjicit.
Postet politike dhe postet e administrates janë njëhsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqiperinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndesishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i rradhës për të marr tenderin pa garë, me oferten limit është ish-kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kommpania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.
Kjo është menyra sesi Rilindja menaxhon parate e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.
Ky sistem i kalbur në cdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 10 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY