Rrëzohet avioni me 158 njerëz në bord

Rrëzohet avioni me 158 njerëz në bord

131
0
Shares

Një avion “Airlines Boeing 737” nga Etiopia është aksidentuar gjatë fluturimit për në Addis Abeba në Nairobi.

Në avion besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, shkruan BBC.

Një zëdhënës tha se aksidenti ndodhi në orën 08.44 me orën lokale të dielën, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces. Ajo nuk dha detaje mbi numrin e viktimave.

“Stafi i ‘Airlines Ethiopian’ do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shërbimet e emergjencës“, shtoi kompania ajrore.

Lajmi u dha fillimisht nga kryeministri Abiy Ahmed gjatë një postimi në Twitter.

Ai shkroi “ngushëllimet e tij më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY