“Më ndihmo që të shikoj fëmijët!” Motra i kërkon falje vëllait pas...

“Më ndihmo që të shikoj fëmijët!” Motra i kërkon falje vëllait pas shumë vitesh

171
0
Shares

Sonte në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Esmeraldës, vajzës nga Tirana.

Në moshën 14-vjeçare, ajo ishte njohur në Facebook me një djalë dhe pas 3 ditësh ishte larguar nga shtëpia për të jetuar me të dhe familjen e tij, në Pogradec.

Ata kishin bërë celebrimin dhe në jetë kishin ardhur dy fëmijë. Problemet në çift kishin nisur kur Esmeralda kishte zbuluar që ish-bashkëshorti i saj kishte qenë i martuar në Greqi dhe se vazhdonte të kishte marrëdhënie me gruan e parë. Për këtë arsye ajo kishte vendosur që të largohej dhe ndërkohë ishte njohur me dikë tjetër.
Esmeralda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar ndihmë vëllait të saj, Ervinit, që të takonte fëmijët, të cilët nuk i shikonte prej disa vitesh. Ervini në fillim nuk pranoi që të komunikonte me motrën, por pas ndërhyrjes së moderatores, Arbana Osmani, ai vendosi që të dëgjonte kërkesën e saj.
“Të kam sjellë këtu që të jemi bashkë dhe të bisedojmë përsëri. Më fal për gabimet që kam bërë, më fal që ika pa ju marrë leje dhe që ika pa ju thënë asgjë. Kam nevojë për ndihmën tënde se tashmë jam vetëm”, ishin fjalët e Esmeraldës për Ervinin.
Në fund vëllai i premtoi Esmeraldës që do ta ndihmonte që të bashkohej me fëmijët e saj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY