FOTO/Zgjedhjet vendore, denoncimi i mësuesit: Deputeti i PS më kërkoi votën në...

FOTO/Zgjedhjet vendore, denoncimi i mësuesit: Deputeti i PS më kërkoi votën në këmbim të punës

235
0
Shares

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor të këtij viti, ndërsa është filluar të mendohet blerja e votave me vende  pune që tani.

Kjo sipas denoncimi që Ervil Dervishi, profesor fizkulture në Kamëz, ka bërë në televizionin ‘Fax Web’.

Dervishi ka dorëzuar komunikimin që ka patur në ‘Facebook’ me Rakip Sulin, deputet i Partisë Socialiste. Sipas këtyre mesazheve, Suli kërkon nga mësuesi që të angazhohet në fushatë për kandidaturën e tij dhe më pas do të marrë emërimin si mësues i brendshëm në shkollën ku jep aktualisht mësim si mësues i jashtëm.

Përshendetje, une kam një denoncim të forte dhe dua ta bej këtu te ju sepse këta legenat e Rilindjes mavi e kan fillu blerjen e votave qe tani me vende pune po ta harrojne Rakip Suli dhe Rilindja se ka me fitu. Une nuk e kam problem postojeni dhe emrin tim dhe çdo gjë. Jam Ervil Dervishi profesor fiskulture në Kamëz. Kam 1 vit që jam shperngulur nga Pogradeci dhe kam filluar profesor fiskulture ( I jashtëm), por E.C., nuk ma jep emerimin si profesor i brendshëm se do lekë”, thotë Dervishi.

Deputeti Suli e ka uruar i pari Dervishin për ditën e 7 marsit, ndërkohë që mësuesi e pyet se nga e ka di se çfarë profesioni ai ka. “Emrin tuaj ma dha Ermioni nga lista e mësuesve në qytetin e Kamzës”, i përgjigjet me mesazh socialisti.

Në mesazhin pasues mësuesi i thotë deputetit se do e mbështesë nëse i jep emërimin, ndërkohë që Suli i kërkon numrin e telefonit, pasi siç shprehet ai: “çdo gjë është e mundur nëse merreni me njerëzit e duhur.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY