VIDEO/Qytetarët në Fier pengohen të protestojnë, tensione me policinë, ish-deputeti: Mos...

VIDEO/Qytetarët në Fier pengohen të protestojnë, tensione me policinë, ish-deputeti: Mos u provokoni

128
0
Shares

Përplasje dhe tensione në protestën e ditës së sotme në Fier, ku qytetarët kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama i cili do të zhvillojë takime në këtë qytet.

Me pankarta në duar “Rama ik” si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Ndërkohë forca të shumta policie janë në vend duke nxitur kështu tensione mes qytetarëve.

Drejtori i Policisë së Fierit ka zbarkuar me forca të shumta policie të cilët kanë bllokuar trotuarin dhe po tentojnë të largojnë protestuesit por pa rezultat.

Kryetari i PD Fier Luan Baçi ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit. Ai ka folur me megafon duke i kërkuar policisë të qëndrojë larg nga protestuesit dhe iu ka bërë thirrje mediave të pasqyrojnë të vërtetën. Sipas Baçit, ka policë të infiltruar mes protestuesve.

Publiée par Partia Demokratike Dega Fier sur Samedi 9 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY