Qytetarët protestuan kundër Ramës në Fier, policia shoqëron 50 prej tyre

Qytetarët protestuan kundër Ramës në Fier, policia shoqëron 50 prej tyre

126
0
Shares

Policia e Fierit ka shoqëruar një numër të konsiderueshëm me persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos.

Burime nga PD e Fierit thonë se bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.

Sipas Gëzim Caushit, kreu i PD Roskovec mbi 10 persona janë shoqëruar mbrëmë në Roskovec.

Protestuesi i fundit ka dalë nga policia në orët e para të mëngjesit. Aktualisht vetëm një nga protestuesit vazhdon të qëndrojë në komisariat. Bëhet fjalë për Ismail Siqecan, të cilit iu shemb magazina me gjithë furrën e bukës brenda”, tha Caushi.

Kryeministri u prit me protesta ditën e djeshme, ndërsa banorët u përplasën dhe me policinë e cila nuk i lejonte të bllokonin rruget dhe të zhvillonin protestën paqësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY