Ironia e Bashës: Ndërkombtarët kujtuan se Vangjushi i ka bërë pazaret për...

Ironia e Bashës: Ndërkombtarët kujtuan se Vangjushi i ka bërë pazaret për vota me Friedrich Niçen?

105
0
Shares

Kryetari i PD në “Zonë e Lirë”

Kanë ikur ministra për një sanduiç në Slloveni, se kishte ikur pa e paguar, deputetë për një shishe verë në Gjermani, për një biletë treni në Holandë. Kjo pra është, që të mos ketë populli qeverinë, por qeveria popullin. Kjo ndodh kur e lidh fatin me njerëzit, kur e lidh me votën e njerëzve, jo kur e lidh me Avdylajt, me Nicen. Se po e lidhe me Niçen, ça ndodh…vjedh popullin…

Arian Çani: Duhet sqaruar se Niçja nuk është filozofi i famshëm gjerman.

Basha: Ke të drejtë, nuk është Friedrich-i. A thua ky është keqkuptimi me Knutin, mos ka kujtuar se Vangjushi i ka bërë pazaret për vota me Friedrich Niçen? Ka një histori qendrimi i ndërkombëtarëve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin. Ata thonë stabiliteti-stabiliteti-stabiliteti. Tani kanë filluar të ndërgjegjësohen, se po të shikosh të gjitha mediat kryesore evropiane po thonë: protestat në Shqipëri janë kundër një qeverie që akuzohet për korrupsion, të lidhur me krimin dhe që ka kapur apo ka prishur zgjedhjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY