Arta Dade për Ramën: Nëse do më kishe ‘xhan’, nuk do ishim...

Arta Dade për Ramën: Nëse do më kishe ‘xhan’, nuk do ishim në këtë situatë

207
0
Shares

Pas akuzave të saj të drejtëpërdrejta, kryeministri Rama iu përgjigj se “e ka xhan”.

Por Arta Dade i është përgjigjur  “xhanit” të kreut të qeverisë këtë të premte në emisionin “Mbrëmje ide” në abcneës, duke u shprehur se batuta e Ramës do të ishte e vërtetë, atëherë ai duhet ta kishte dëgjuar socialisten.

Dade tha se nuk ka patur më asnjë kontakt me Ramën, përveçe atij në “televizion” dhe përmes deklaratave.

Dade: Nuk para jam takuar, vetëm kur më përshëndeti dhe më puthi nga një ekran televiziv. Meqë më ka aq xhan duhet të bëjë këtë që them unë dhe nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar mua. Nëse 20% do më kishe dëgjuar mua dhe kolegë të tjerë nuk do ishte në këtë situatë si sot.

 Edhe kur kam qenë në strukturat e partisë kritikat e mia kanë qenë parimore. Unë isha e bindur se Rama do zgjidhej. Duhej respektuar statuti. Kundërshtitë e mia për ligjin për shërbimet e jashtme, besoj se isha në të drejtën time për ta bërë këtë gjë sepse Shqipëria duhet të ketë një trupë diplomatike profesioniste dhe nëse nuk i motivon në bazë të ligjit, atëherë nuk mund ta krijosh këtë trupë.

Mirela Milori: Ju mungon Partia Socialiste?

Arta Dade: Të them që nuk më mungon ndoshta nuk do isha e sinqertë. Më mungon, por jam munduar t’i shoh gjërat më pak e distancuar. Me miq të mi në parti më ka befasuar një grua nga Krutja. I shoqi i sa ka qenë kryetar i komunës, aktivist i PS, dhe më ka befasuar dhe fliste me kaq nostalgji për vitet ‘96-‘97. Të them të drejtën dhe jam prekur. Jam e lumtur, nuk më pengon asnjëri, iu kam lënë vend vetes për të vajtur dhe për të ndarë një gëzim, apo për të kaluar një drekë të të këndshme, por në mënyrë të veçantë zonjat dhe do mbeten të pashlyeshme kujtimet e periudhave elektorale.
Partinë Socialiste dua ta shikoj realisht si një parti demokratike, por shpesh them mos ndoshta duhet nga e para ose ndoshta duhet një alternativë tjetër sepse dikush ka drejtuar me dorë të fortë dhe që ndoshta nuk është më e njëjta parti. Do dëshiroja të evoluohej në krahun pozitiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY