Kryetari i FRPD: Mesazhi i Joseph Daul, mesazh për Europën dhe mbështetje...

Kryetari i FRPD: Mesazhi i Joseph Daul, mesazh për Europën dhe mbështetje për rininë shqiptare

128
0
Shares

Pas deklaratave të kreut të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili u shpreh se duhet shumë punë për të arritur te zgjedhjet e lira, duke përmendur edhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ka ardhur edhe reagimi i kreut të FRPD, Belind Këlliçi.

Sipas tij, ky është një mesazh dhe mbështetje për rininë shqiptare

Ja çfarë shkruan Belind Këlliçi:

Sot dua te ndaj me te rinjte, me studentet por dhe me cdo qytetar mesazhin e qarte te PPE e cila sot drejton Europen, per rendesine qe kane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe dhenia fund e te paprekshmeve nga drejtesia. Presidenti i PPE Joseph Daul ne nje mesazh publik, thekson se ka shume pune per te bere ne menyre qe proceset zgjedhore te jene me te vertete te lira, te ndershme dhe transparente.

Sic theksoi dhe presidenti i PPE Daul, rinia eshte grupimi me i ndikuar nga korrupsioni sistematik, mungesa e shtetit ligjor dhe sistemeve gjyqesore te pavarura, ndikime qe bllokojne zhvillimin dhe perparimin e suksesshem te vendeve te tyre dhe qe e detyrojne rinine te braktisin keto vende duke ju drejtuar emigracionit.

Ky eshte realiteti i hidhur me te cilen perballet rinia sot. Kete e deshmuan studentet, kete e faktojne dhe afer 150 mije te rinj qe kane braktisur vendin e mijera te tjere qe po planifikojne te largohen.

Mesazhi i Joseph Daul eshte i qarte per Europen dhe nje mbeshtetje e madhe per rinine kur thekson se “Ne duhet te rivendosim besimin qe ato kane humbur per institucionet demokratike ne vendet e tyre dhe per perfaqesimin e tyre dhe interesit te tyre nga udheheqesit e zgjedhur”.

Keto sfida me te cilat perballet ne menyre te vecante Shqiperia jane pengesa per avancimin  drejt Europes. Eshte detyra jone, e te rinjve dhe te rejave te ngrihemi per te permbysur kete sistem, ku krimineli behet deputet e kryetar bashkie, ku politikanet bashkepunojne me krimin per te blere vota apo per te perfituar fonde publike. Kjo nuk eshte demokracia Europiane dhe ne nuk duhet te pranojme asgje me shume se standartet Europiane per vendin tone!

Ja çfarë deklaroi sot Joseph Daul:

“Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike, – është shprehur Daul. –   Rinia e pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.

Por, rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe europian.

Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY