VIDEO/Operacioni i “dështuar” i policisë, nuk gjen dot kanabisin në Shqipëri

VIDEO/Operacioni i “dështuar” i policisë, nuk gjen dot kanabisin në Shqipëri

128
0
Shares

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme një video me anë të së cilës tregon se ka kryer kontrolle për të zbuluar nëse ka ambiente ku kultivohen bimë narkotike.

Edhe pse dita ditës evidentohen raste të arrestimeve për lëndët narkotike, policia e ka shumë të vështirë të gjejë burimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit.

Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit.

Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:

– 1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte 
– 883 ish objekte ushtarake
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit.

Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

VIDEO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY