8-Marsi, Kryemadhi: Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni

8-Marsi, Kryemadhi: Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni

108
0
Shares

Urimeve dhe mesazheve për 8-Marsin u është bashkangjitur dhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi uron gratë shqiptare të jenë të lumtura gjithmonë, ndërsa i kujton atyre se duhet të falenderohen çdo ditë për atë që ato përfaqësojnë.

MESAZHI

Qoftë i dielltë si ky 8 mars çdo ditë e grave shqiptare! E nënave tona që me sakrificë sublime na kanë rritur e shkolluar në kushte tejet të vështira. E nënave dhe grave që vuajtën në ferrin komunist, që mes torturave dhe internimeve sakrifikuan për bijtë e tyre!

Qofshin të diellta të gjithë ditët e vitit për ato gra e vajza që përpiqen fort për familjet e tyre! Që çdo ditë sakrifikojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për ato gra që shpesh harrojnë veten për familjet, që gjejnë kohën të jenë zonja të shtëpisë, nëna dhe bashkëshorte. Që janë të bukura në lodhjen e tyre dhe të shenjta në përpjekjet për të mbrojtur familjet! 

Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni! Zoti ju dhëntë forcë e kurajo për të përballuar sfidat e vështira të jetës. 

Ju jeni burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY