Mashtroi 12 biznesmenë, ja me sa vite burg u dënua stomatologia Olesia...

Mashtroi 12 biznesmenë, ja me sa vite burg u dënua stomatologia Olesia Duka

199
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vjet burg stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet se ka mashtruar 12 biznesmenë, duke ju zhvatur kështu 2 milionë euro.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar 15 vite burg për stomatologen, e cila akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash. Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e veprës penale të Olesias me vlera të mëdha financiare.

Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë.

LEXO ME SHUME NGA RAPORTIMET TONA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY