Presidenti i PPE mesazh të qartë: Ka shumë punë për të bërë...

Presidenti i PPE mesazh të qartë: Ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme

83
0
Shares

Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane,  ka dhënë një mesazh të qartë për problematikat në rajonin e Ballkanit.

Pas takimit me disa udhëheqës të të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike, Daul thotë se ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.

MESAZHI I PLOTE

Ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme.

Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike.

Rinia pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.

Por rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe Europian.

Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur.

Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY